Një këshilltar i fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden thotë se ata janë optimistë se do të fitojnë zgjedhjet për president.
Ai shtoi se ekipi “ndihet mirë” me votat në Xhorxhia, Arizona dhe Pensilvani. Ekipi ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në Xhorxhia ku është në Trump udhëheq me 0.7% dhe ka rreth 122 mijë vota për tu numëruar. Optimizmi i demokratëve vjen nga zona e Atlantës e cila duke se po voton masivisht në favor të Biden.
Aktualisht Joe Biden ka 253 vota elektorale, ndërsa Donald Trump ka 213. Xhorxhia ka 16 vota elektorale dhe një fitore e Biden thuajse do të zeronte shanset e Trump për të fituar presidencën.
Kujtojmë që Biden ka bërë një fushatë intensive në Xhorxhia. Ditën e fundit të fushatës, Biden u shfaq në Xhorxhia me zv-presidentin Barack Obama.
Top Channel