Vjosa Osmani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Këtë detyrë të re për të e parashikon Kushtetuta e Kosovës, ku thuhet se nëse posti i Presidentit mbetet vakant atëherë kryeparlamentari merr përkohësisht detyrën.

Kujtojmë se sot Thaçi  ka njoftuar dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.

”1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA