28/11 22:56
Numri i njerëzve të infektuar me virusin korona në Zvicër dhe Lihtenshtajn u rrit me 10.128, në 202,504 pacientë, ndërsa 62 pacientë të tjerë vdiqën si rezultat i sëmundjes.
Një total prej 2,337 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Zvicrës.
Reuters raporton se numri i pacientëve të shtruar në spitale në Zvicër dhe Lihtenshtajn u rrit me 399.
Qeveria ka vendosur personel ushtarak në spitale për të ndihmuar punonjësit shëndetësorë që të përballen me numrin në rritje të pacientëve të shtruar në spital të infektuar me virusin koronavirus.
Top Channel