Qëndresa Qytetare ka publikuar një studim, që tregon se studentët shqiptarë janë bërë më pragmatistë, në lidhje, me zgjedhjen e një dege studimi.

Ata vërtet vendosin të studiojnë këtu, por në një degë, që ju hap dyert për punësim dhe ndërtimin e të ardhmes, jashtë Shqipërisë.

Migen Qiraxhi: Qartësisht vërehet se universitetet e rretheve kanë pësuar një rritje të regjistrimeve të studentëve, në krahasim me vitet e tjera, kur gjithmonë vinin në rënie.

Kjo shpjegohet me mungesën e lëvizjes për shkak te pandemisë. Një student nga Korça p.sh., që donte të studionte në Gjermani, bën një llogari të tillë.

Ai preferon tani të studiojë në qytetin e tij, për të mos shpenzuar, dhe për të bërë të njëjtin program. Ai pra tregohet i zgjuar. Studion në profilin që do, në qytetin e tij, por pa humbur aspiratën për të ikur jashtë.

Sipas Qëndresës Qytetare, mbi 2300 ish-maturantë, nisën studimet, në gjithë vendin, për Infermieri, Mami dhe Fizioterapi. Por vendi ynë nuk ka nevojë për kaq shumë punonjës, të këtyre fushave, që do të thotë se ata kanë pikësynim Gjermaninë, Norvegjinë, Anglinë etj.

Migen Qiraxhiu: Pra ne e shkollojmë një të ri deri në 18 vjeç, që më pas ikën nga vendi, dhe ky treg pune, dhe behet kontributor në një shtet të huaj. Investimi yt si shtet shkon dëm, nuk kthehet mbrapsht.

Hov kanë marrë edhe universitetet 2-vjeçare. Por programet janë thellësisht, praktike. Që do të thotë, që ai që nisi studimet vjet nuk mësoi gjë, pasi kishim protestën dhe më pas pandeminë.

Ky vit nisi dhe ka të ngjarë të vazhdojë online. Kështu që, studenti në këto dy vjet, nuk e pa derën e shkollës dhe diploma ka gjasa t’i shkojë online. Kjo tregon edhe njëherë mungesën e vizionit të institucioneve tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA