Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët Një mrekulli tjetër ka ndodhur pas 91 orëve poshtë rrënojave të një pallati të shembur në tërmetit me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter të 30 tetorit.
Vogëlushja 4-vjeçare Ajla Gezgin (Ayla Gezgin) u nxor poshtë rrënojave mes lotëve dhe duartrokitjeve nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Pastaj Ajla iu dorëzua në barelë ekipeve shëndetësore.
Ajla është e 107-ta nga personat që janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.
Prefekti i Izmirit, Javuz Selim Këshger (Yavuz Selim Köşger) në profilin e tij në «Twitter» bëri këtë postim: “Dhe Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë.”
Një mrekulli kishte ndodhur edhe dje (të hënën); 65 orë nga rënia e tërmetit ishte nxjerrë e plagosur nga rrënojat vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek.
Top Channel