U raportua që njëri nga atentatorët e sulmit terrorist në Austri kishe prejardhje me origjinë shqiptare e që vinte nga Maqedonia e Veriut.
Por pretendimet se sulmuesi kishte origjinë shqiptare i ka përgënjeshtruar ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.
Ai në një konferencë për media ka thënë edhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin i cili akoma është duke u zhvilluar.
“Në këtë moment nuk mund të themi asgjë për derisa hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe nuk duam t`i humbim gjurmët drejt zbardhje së rastit. Në këtë moment nuk kemi nevojë për kualifikime dhe hipoteza”, tha Karl Nehammer, ministër i Punëve të Brendshme në Austri, përcjell AlsatM.
Një media austriake që njihet për orientimin e majtist, OE24 ka shkruar se personi i përfolur Kurtin.S, është refugjat i ardhur kohë më parë në Austri, ndërsa për familjen e tij dhe prejardhjen nuk ka informacione.
Edhe WSJ raporton se policia ka mohuar çdo lloj informacioni për origjinën e sulmuesve, për shkak se sipas tyre hetimet ende po vazhdojnë.
Top Channel