Shteti kyçi Iowa-s, Trump i merr kryesimin Bidenit

03/11/2020 02:53
Donald Trump dhe Joe Biden

Donald Trump ka dalë në avantazh me shtatë pikë në shtetin kyç të Iowas, sipas sondazhi të fundit të realizuar nga gazeta Des Moines Register. E njëjta e përditshme pati parashikuar me saktësi fitoren e tij në 2016-tën, edhe atëherë kur dukej se fitorja në zgjedhjet presidenciale i takonte Hillary Klintonit.

Trumpit edhe asokohe, Des Moines Register i jepte një epërsi prej shtatë pikësh ndaj Klintonit, avantazh ky që më vonë u përlthye në një triumfi me 9.6 pikë përqindjeje për republikanin.

Ky anketim mund të jetë i parehatshëm për demokratët, thotë shtypi i huaj, të cilët druhen se Bideni mund të pësojë të njëjtin fat si ish-sekretarja amerikane e shtetit, e cila ishte gjithashtu tejet e favorizuar. Trump dhe Biden po zhvillojnë takime elektorale në shumë shtete që do të jenë ndër më të rëndësishmet në përcaktimin e rezultatit. Ndalesa e përbashkët në itinerarin e tyre është Pensilvania, një shtet ku Biden kryeson sipas sondazheve të fundit, por të cilin Trump e fitoi katër vjet më parë.

Ai që merr Pensilvaninë, siguron 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallejn e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA