Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë.
Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare.
Një 20-vjeçar me shtetësi austriake dhe maqedonase, që është qëlluar për vdekje nga policia pak minuta pas sulmit të nisur të hënën në mbrëmje, është identifikuar si sulmues, në atë që autoritetet kanë thënë se ka qenë sulm ekstremist islamik.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave.
Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22.
Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje përgjatë kërkimeve në 18 prona në dhe afër Vjenës.
Top Channel