Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit.
Duke folur një ditë para përvjetorit të 4 nëntorit të vitit 1979, marrjes së pengjeve amerikane në Ambasadën amerikane në Teheran, Khamenei tha se politika afatgjatë e Iranit nuk bazohet në atë se kush fiton në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni I ka shkëputur lidhjet diplomatike me Teheranin për shkak të pushtimit të ambasadës dhe marrjes së pengjeve amerikane për 444 ditë.
“Politika jonë drejt Shteteve të Bashkuara është qartësisht e ditur dhe nuk ndryshon nga lëvizjet e individëve. Nuk ka rëndësi për ne kush vjen dhe kush shkon”, tha Khamenei.
Autoritetet iraniane I kanë anuluar këtë vit marshimet e organizuara nga shteti për të shënuar pushtimin e ambasadës, për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit të ri, i cili sipas të dhënave zyrtare ka lënë të vdekur 36,000 persona në Iran. Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, të cilën Irani e nënshkroi me fuqitë botërore, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike, të cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Teherani u përgjij duke hequr dorë gradualisht nga angazhimet e tij ndaj paktit bërthamor.
Top Channel