​Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë

03/11/2020 21:49

Organizata terroriste Daesh ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, njoftoi organizata përmes rrjetit Telegram.

Dita e sotme pas sulmit terrorist në Vjenë kaloi në prani të forcave të forta të sigurisë në rrugë. Pas një serie sulmesh që u kryen mbrëmë në Vjenë, deri më tani janë katër viktima dhe 22 të plagosur.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Franz Ruf, vuri në dukje se 50 anëtarë të njësive speciale Cobra, 100 anëtarë të njësisë Vega, si dhe një numër i madh i njësive të tjera të policisë, si dhe specialistë të Shërbimit Kundër Terrorizmit, po marrin pjesë në aksion.

Ai vuri në dukje se policia mbylli qendrën e qytetit dhe se ata intensifikuan kontrollin mbi gjithçka, në marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, në kufijtë e Austrisë.Dy shtetas zviceranë, të moshës 18 dhe 24 vjeç, u arrestuan në Zvicër në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë, njoftoi policia lokale. Ata u arrestuan në kantonin e Cyrihut, njoftoi policia e qytetit Winterthur.

“Shkalla e lidhjes midis të arrestuarit dhe autorit të dyshuar aktualisht është nën hetim,” thanë autoritetet zvicerane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA