Kërkesat për njohje të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic pas takimit të Qeverisë së re në Beograd.
Në vazhdën e seancës ku mori pjesë si kryetar shteti, ai u shpreh se njohja e ndërsjellë nuk është një çështje që Serbia do ta diskutojë ndonjëherë dhe përsëriti se Prishtina është e detyruar të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, e cila së pari përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, në kontekstin e Kosovës, për Serbinë janë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.
“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë ”, ka thënë mes tjerash ai. Liderët e Kosovës dhe Serbisë e nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump në katër shtator në Washington.
Kandidati demokrat për president, Joe Biden gjatë një konference për shtyp ka përmendur faktin që djali i tij ka shërbyer në Kosovë në kuadër të trupave amerikane të NATO-s ndersa ai vetë si senator ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe ka vizituar këtë rajon në disa raste. Hëra e fundit që Biden ndaloi në Kosovë e Serbi si Zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara ka qenë në gusht të vitit 2016.
Top Channel