Video dramatike/ 10 orë nën rrënojat e tërmetit, 15-vjeçari regjistron gjithçka me telefonin e tij

02/11/2020 15:50

Një 15-vjeçar në Turqi, Gunay Ozisik, i cili mbeti nën rrënoja pas tërmetit tragjik në Izmir të Turqisë, ka filmuar veten ndërsa kishte mbetur i bllokuar.

I mituri arriti të shpëtohej nga forcat zjarrfikëse 10 orë pas tërmetit, ndërsa video e regjistruar prej tij u bë virale në rrjet.

E ëma e tij ka thënë se ishte në punë kur ra tërmeti, e po ashtu edhe i ati i tij dhe s epo fliste me të birin në telefon, i cili kishte bërtitur “mama”, e më pas ndërtesa ishte shembur.

“Mu deshën 2 orë të shkoj anë shtëpi për shkak të trafikut dhe kur pashë ndërtesën të rrënuar mu drodh zemra, por fatmirësisht im birë arriti të mbijetonte”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA