SHBA, shkon në mbi 236 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

02/11/2020 16:28

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 236.505, prej të cilëve 404 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 73.175, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.478.422.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 145 milionë. Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 960.927 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.687 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,24 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,54 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA