
Kur tashmë kanë mbetur vetëm disa orë nga zgjedhjet, presidenti Donald Trump dhe ish zëvendës presidenti Joe Biden, janë përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale.
Dy kundërshtarët, po ashtu po mbështeten në fushatat e tyre nga figura të profilit të lartë, në përpjekjet për të ofruar argumentet përmbyllëse të fushatës dhe për të nxitur amerikanët të votojnë.
Presidenti Trump shkoi të dielën në pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinën e Veriut, Florida dhe Xhorxhia. Ish-zvpresidenti Joe Biden beri ndërkohë fushatë në shtetin e tij të vendlindjes, Pensilvani. Në micigan, të shtunën, ish presidenti Obama iu bashkua për të parën herë fushatës së Biden. Ky i fundit, i bën bnjë apel të qartë votuesve. “Ne zgjedhim shpresën përballë frikës.
Unitetin përballë ndarjes, shkencën përballë trillimeve. Ne zgjedhim të vërtetën përballë gënjeshtrave të njëpasnjëshme.” Ndërkohë Trump, në fushatën e tij, paralajmëron se ekonomia do të rrënohej nën një administratë të mundshme të Biden.
“Joe Biden do të mbyllë ekonominë, do të dëgojë vendet tuaja të punës në Kinë, e cila e paguan atë shuma të mëdha. Do të rrisë taksat me 4 trilionë dollarë dhe do ta çojë vendin në një depresion të thellë katastrofik”, thotë ai.
Më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, një pjesëmarrje rekord, me radhë të gjata në Nju Jork, Oklahoma, Florida dhe Xhorxhia. Ndërkohë që Trump thotë se ndoshta do të duhet të priten javë për rezultatin e zgjedhjeve të së martës dhe se procesi do të shoqërohet nga një rrëmujë kaotike duke iu referuar kështu votimit me postë.
Top Channel