
24/02 08:32
Italia vijon të ketë një numër të lartë infektimesh me covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore vendase, shteti fqinj ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 22 253 raste të reja, ku në krahasim me një ditë më parë vihet re një ulje e tyre.
Ndërkohë kanë humbur jetën 233 persona duke e çuar në 39,059 numrin e viktimave nga Covid që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 731 588, nga të cilët 296,017 pacientë e kanë fituar këtë betejë.
Top Channel