Shkencëtarët pohojnë se te pacientët të cilët janë infektuar me koronavirus, inflamacioni në formën e flluskave në gishtërinjtë e këmbës vërehet muaj pas infektimit.
Stafi mjekësor raporton se ata shpesh shohin pacientë me këtë problem shëndetësor, dhe mjekët thonë se në shumicën e rasteve prek fëmijët, raporton “The Sun”.
Ekspertët nga Lidhja Ndërkombëtare e Shoqërive Dermatologjike dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë raportojnë se gjendja zakonisht ndodh një javë deri në katër javë pas infektimit. Ata që përballen me këtë problem mund të shohin se si gishtërinjtë e këmbëve ndryshojnë ngjyrën ose fryhen.
Mjekët përmendën se situata me shumicën e pacientëve është e lehtë dhe se do të kthehet në normalitet pas disa javësh. Sidoqoftë, shkencëtarët theksuan se çdo person i gjashtë me COVID ka nevojë për trajtim spitalor dhe se gjendja mund të zgjasë me muaj.
Ister Freeman nga Regjistri Ndërkombëtar i Pasojave Dermatologjike të COVID-19 tha se problemi zhduket vetvetiu në shumicën e rasteve, zgjat mesatarisht 15 ditë dhe është relativisht i lehtë. Sidoqoftë, kishte pacientë gjendja e të cilëve mbeti për një muaj apo dy muaj. Disa pacientë luftojnë me gishtërinjtë si pasojë e COVID-19 deri në 150 ditë dhe kanë ndryshime të kuqe dhe vjollcë në këmbë.
Freeman përmendi se ky ndryshim i lëkurës ka pikërisht këto karakteristika dhe ndodh në një nëngrup të pacientëve me koronavirus. Studimi tregoi se ndryshimet e lëkurës në gishtërinj ndodhin në gjysmën e pacientëve me koronavirus, dhe se 16 për qind e tyre ishin të shtruar në spital.
Freeman shtoi se inflamacioni në gishtërinj mund të jetë një sinjal i ndonjë pezmatimi tjetër në trup, si dhe se ka sigurisht shumë më shumë njerëz me këtë problem, por ato nuk janë të regjistruara. Ai tregon se të dhënat aktuale janë vetëm ‘maja e ajsbergut’.
Top Channel