Britania, “luftë” emigrantëve/ Njofton sanksione drastike, goditen linjat e furnizimit të gomoneve dhe motorëve që prodhohen në Kinë
09/01 12:26
Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu njoftoi se ai, gruaja dhe vajza dolën pozitive për koronavirusin (covid-19).
Soylu, në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se trajtimi që ata vazhduan në shtëpi deri dje vazhdoi në spital me këshillën e mjekëve.
Duke deklaruar se shëndeti i tyre është i mirë, Ministri Soylu dha informacionin e mëposhtëm:
“Testi që ne e kishim përsëritur të hënën kur nuk ndiheshim mirë ishte pozitiv për gruan time, vajzën dhe mua. Trajtimi që vazhduam në shtëpi deri dje u transferua në ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve tanë. Tani jemi pak më mirë. Uroj mëshirë nga Zoti i Madhërishëm për bashkëqytetarët tanë të Izmirit që humbën jetën “.
Top Channel