Tërmeti në Turqi/ Erdogani nga Izmiri: 2,9 milionë dollarë janë ndarë për zonën e goditur

31/10/2020 20:42

Bilanci aktual pas tërmeti të fuqishëm që preku Turqinë është 103 të shpëtuar nga rrënojat, 885 të plagosur dhe 37 jetë të humbura pas tërmetit .

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili vizitoi Izmirin e goditur pas tërmetit, tha se 2,9 milionë dollarë janë ndarë për zonën e goditur.

“Rreth 2,9 milionë dollarë u ndanë deri më tani për zonën e goditur nga tërmeti në Egje, më shumë do të sigurohen sipas nevojës”, tha Erdoğan.

Gjithashtu në gjendje të rëndë për jetën janë 3 persona, në terapi 243 dhe në gjendje normale 642.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA