Tërmeti në Izmir, shkon në tre numri i viktimave me origjinë nga Kosova
31/10/2020 22:51
Rëndohet akoma më shumë bilanci i viktimave me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi.
Këtë lajm e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli. Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.
Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.
Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.
Top Channel