
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që tre burra të shpëtoheshin, pasi ishin bllokuar në një lavatriçe.
Shërbimi i zjarrfikësve në kontenë e Essex-it, në Britani u thirr në një lavanteri që nuk funksiononte më, pasi burrat, që mendohet se janë në fundin e adoleshencës u bllokuan në një lavatriçe industriale.
Dy prej tyre kishin hyrë në tharëse kur këmba e të tretit kishte mbetur e bllokuar në derën e tij. Sidoqoftë, zjarrfikësit mundën t’i nxirrnin që andej pa shumë mundim dhe të tre të rinjtë u morën nën kujdesin e autoriteteve shëndetësore.
Zjarrfikësit vetë tregojnë se fillimisht kishin ndihmuar djaloshin e tretë të çLirohej nga dera e lavatrices që e kishte bllokuar, dhe më pas kishin hequr krejtësisht derën për t’i nxjerrë që andej të tre.
Top Channel