Ishulli grek i Samosit u trondit nga një tërmet i magnitudës 6.6, lëkundjet të cilit u ndjenë të forta deri në Athinë, Atikë e ishujt Rodos dhe Kretë.
Epiqendra e tërmetit, e llogaritur ne 10 km thellësi, ishte pikërisht në veri të Samosit, ku u dëmtuan disa godina përfshirë një kishë. Dy adoleshente, djalë dhe vajze, 15 dhe 17 vjeç mësohet të kenë humbur jetën në këtë fatkeqësi, ndërsa të plagosurit janë të paktën 8.
“Njerëzit dolën nëpër rrugë të tmerruar. Në ishull shihje skena kaosi”, tha numri një i bashkisë, Giorgos Dionysiou sipas të cilit dëmet më të mëdha i kanë pasur godinat e vjetra.
”Ishte një tërmet shumë i fortë”, i tha BBC-së gazetari Manos Stefanakis sipas të cilit, pas lëkundjet vazhdojnë.
Sipas Stekanakis, kjo është lëkundja më e fuqishme e tokës e regjistruar në këtë ishull që prej vitit 1904. Shumë shpejt pas tërmetit, një mini-tsunami u shënua atje dhe njerëzit u këshilluan t`I qëndrojnë larg bregdetit.
Në Samos jetojnë rreth 45.000 vete, e ka edhe shqiptarë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se e kishte marrë në telefon presidentin turk Rexhep Tajip për t`i ofruar “ngushëllimet e tij mbi humbjen tragjike të jetëve nga tërmetit që i preku të dy palët”.
“Ne kemi mosmarrëveshjet tona por këto janë momente kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë pranë njeri tjetrit”, u shpreh ai.
Korrikun e vitit te kaluar, një tërmet goditi kryeqytetin grek, duke shkaktuar në shumë pjesë të qytetit ndërprerje te energjisë elektrike.
Top Channel