Tërmeti tragjik/ Mitsotakis telefonon Erdogan: Moment kur dy popujt tanë duhet të qëndrojnë të bashkuar

30/10/2020 17:53
Rexhep Tajip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis

Turqia e Greqia u goditën paraditen e kësaj të premteje, nga një tërmet i fuqishëm, me një magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.

Deri më tani, në Turqi janë shpallur të vdekur 6 persona, ndërsa 120 të tjerë janë lënduar. Ndërsa në Greqi, deri më tani dy të mitur kanë humbur jetën.

CNN, shkruan se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për ta ngushëlluar për tërmetin e fuqishëm që preku të dyja vendet.

“Unë telefonova presidentin (Erdogan) për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetës nga tërmeti që goditi dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur dy popujt duhet të qëndrojnë të bashkuar”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA