Grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron për përhapje “të vazhdueshme” të virusit

30/10/2020 21:23

Grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin po paralajmëron për një përhapje “të vazhdueshme” të virusit, veçanërisht në gjysmën perëndimore të vendit.

Sipas njoftimeve, anëtarët e grupit të punës po bëjnë presion për masa agresive për të fremuar përhapjen e virusit.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar më shumë se 8.9 milion raste me COVID-19 dhe kanë regjistruar më shumë se 228,000 vdekje deri të premten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ne vazhdojmë të shohim një përhapje të pandërprerë dhe të gjerë në komunitete në pjesën qendrore të vendit. Kjo do të kërkojë masa agresive për të kontrolluar si përhapjen e pudkshme nga rastet pa simptoma, ashtu edhe rastet me simptomat“, thuhet në një raport të grupit të punës drejtuar njërit prej shteteve, sipas televizionit CNN.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, i tha televizionit CNBC të mërkurën se pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara “po shkon në drejtimin e gabuar”.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, nëse vazhdojnë në kursin ku jemi, do të ketë shumë dhimbje në këtë vend në lidhje me rastet shtesë dhe shtrimet në spital dhe vdekjet,” tha zoti Fauci, duke theksuar se numrat e rasteve ishin duke u rritur në 47 shtete.

Të paktën shtatë shtete raportuan rritje rekord një-ditore të rasteve të enjten./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA