Sulmohet konsullata franceze në Arabinë Saudite, një person ther rojën e konsullatës

29/10/2020 12:37

Një roje është goditur  me thikë në një konsullatë franceze në Arabinë Saudite ditën e sotme.

Sulmuesi është arrestuar pasi theri dhe plagosi rojën me një ‘mjet të mprehtë’ në konsullatën franceze në Jeddah, sipas mediave zyrtare.

Ambasada e Francës në Riad ka njoftuar se roja u dërgua në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik, por dënoi ‘sulmin ndaj ambienteve diplomatike që nuk mund të justifikohet kurrë’.

Diplomatët francezë gjithashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve Saudite të ‘hedhin dritë mbi këtë sulm’ dhe të sigurojnë sigurinë e francezëve nëkëtë shtet.

Ne u bëjmë thirrje kolegëve tanë në Arabinë Saudite të tregojnë vigjilencë maksimale,” tha ambasada pasi forcat saudite të sigurisë kapën të dyshuarin, i cili thuhet të jetë një shtetas saudit rreth 40 vjeç.

Ndërsa asnjë motiv nuk u dha, sulmi vjen mes zemërimit ndaj Francës nga e gjithë bota islamike pasi presidenti Emmanuel Macron mbrojti me vendosmëri karikaturat blasfemuese të Profetit Muhamed të cilat çuan në prerjen e kokës së një mësuesi.

Sot tre njerëz u vranë në një kishë në Nisë me dy prej tyre që mendohej se u ishin prerë kokat nga një person i cili vazhdimisht bërtiste ‘Allahu Akbar’.

Më vonë të enjten në mëngjes, raportet thanë se një burrë ishte qëlluar për vdekje në Avignon pasi kërcënoi njerëzit me një pistoletë dhe bërtiti ‘Allahu Akbar’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA