Simboli i San Francisco-s shitet për 650 milionë dollarë

29/10/2020 15:40

Të mërkurën, Piramida e Transamerikës në San Francisco ndryshoi pronarin për herë të parë.

Në fakt, Deutsche Finance America dhe zhvilluesi Michael Shaw janë bashkuar dhe kanë blerë kullën dhe kompleksin për 650 milionë dollarë, shkruan revista Forbes, sipas së cilës ky është transaksioni më i madh tregtar në Shtetet e Bashkuara që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit.

“Është një ndërtesë klasike për të gjitha kohërat që pasqyron frymën progresive të rajonit të Gjirit,” tha Shaw.

Shaw dhe kompania blenë një ndërtesë 48-katëshe që zë një bllok të tërë nga një kompani holandeze e sigurimeve Aegon. Aegon bleu Transamerica Corporation në vitin 1999, ndërsa ndërtesa ishte hapur për herë të parë në vitin 1972.

Megjithëse nuk është më selia e Transamerica Corporation, ndërtesa mban ende logon e saj. Ndërtesa është planifikuar të ruajë pamjen dhe emrin e saj të veçantë, ndërsa pjesa e brendshme do të rinovohet.

Ikona e qytetit ka qenë në shitje që nga gushti i vitit 2019 dhe oferta fituese arriti 711 milionë dollarë në shkurt, por që nga ajo kohë pandemia ka ngadalësuar procesin e shitjeve dhe duket se ka kontribuar në uljen e çmimit për 61 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA