10/01 23:06
Italia, një nga vendet më të goditura nga Covid-19, vijon të ketë një rritje të konsiderueshme të infektimeve të reja.
Sipas asaj që kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 201.452 testime, ndërsa janë konfirmuar 26.831 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 217 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 38 122 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.
Top Channel