Top Story/ “Mësimi Virtual” – Miliona euro të shpërdoruara për tabletë dhe internet në arsim
28/10/2020 14:07
Miliona euro janë hedhur për dixhitalizimin e shkollave, por pandemia nxorri zbuluar investimet e dështuara.
Rreth 50 % e territorit shqiptar nuk është e mbuluar nga internet, ndërkohë që 1 në 3 familje nuk kanë pajisje dixhitale.
Në këto kushte rreth 455 mijë nxënës në sitemin parauniversitar duhet të mësojnë online.
Ky dokumentar flet për rrezikun që po i kanoset një brezi të rinjsh, duke humbur një vit arsimor.
Çfarë pritet të ndodh në këtë vit akademik?!
Top Channel