Vendi ynë është përballur sërish me shifra të larta të të prekurve e të vdekurve me COVID.
Gjatë 24 orëve janë infektuar 311 persona dhe kanë ndërruar jetë 6 të prekur me COVID-19, pas 1397 testimeve nga ISHP.
Fatmirësisht janë shëruar 85 persona, duke iu bashkuar familjeve të tyre që kanë ditë apo muaj pa i parë. Edhe shifrat e të shtruarve në spitale janë të larta ku 289 po marrin kujdesin e duhur.
Ministria e Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1378 testime, 85 të shëruar, 311 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397
Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,654
Humbje jete 493
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90
Top Channel