Mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë është dhe një shtetas nga Kosova. Në mesin e emrave të publikuar nga Europoli është dhe Nesat Bego.
Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale. Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por faqen e webit e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu.
Bego akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Thuhet se Bego është arratisur nga Luksemburgu.
Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes faqes se webit./gazetashqip/
Top Channel