Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale
28/10/2020 17:01
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzohet.
Ai në paraqitjen e dytë para Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se ndjehet i pafajshëm dhe se beson në drejtësinë e kësaj Gjykate.
“Duke shpresuar që kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pa censuruar dhe të gjitha shkresat e lëndës ju siguroj zotëri gjykatës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë do ta përdori të vërtetën për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për fajësinë apo pafajësinë time”, ka thënë ai
Top Channel