Hill: Trump dëshiron të bashkojë forcat me Putinin kundër Kinës

28/10/2020 10:01

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të fokusohej gjatë mandatit të dytë në këtë pozitë, që ta kthente presidetin rus, Vladimir Putin në anën e tij, teksa përballet me Kinën, ka thënë ish-këshilltarja e tij, Fiona Hill.

Hill, që ka qenë e angazhuar për çështjet e Rusisë dhe Evropës në Këshillin për Siguri Kombëtare, ka thënë se ky synim ka qenë mbrapa shtyrjes përpara të idesë së Trumpit për të ftuar Putinin në takimin e ardhshëm në Grupin e Shtatë Vendeve më të Idustrializuara (G7).

“Trump me të vërtetë synon ta ketë Putinin, për të bashkuar forcat (ndaj Kinës)”, ka thënë Hill gjatë një diskutimi me një profesor të Universitetit Standford dhe ish-ambasadorin amerikan në Ukrainë, Steven Pifer.

“Pra mbrapa deklarimeve të ndryshime si ‘ju lutem ejani në vizitë’, faza tjetër për kontrollin e armëve do të jetë rreth Kinës” ka thënë ajo.

Mirëpo Hill ka thënë se Putin do të “nervozohej” pas një kërkese të tillë për t’u bashkuar kundër vendit fqinj më të madh në lindje.

“Rusët nuk e duan me të vërtetë këtë”.

Trump ka nisur fushatë kundër Kinës prej kur ka ardhur në pushtet më 2017, duke nisur luftë tregtare kundër Pekinit, dhe duke rritur tensionet këtij vit përmes vënies së ndalesës ndaj disa kompanive kineze të teknologjisë.

Administrata Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, duke përfshirë spiunazhin industrial, transferet teknologjike dhe subvencione për ndërmarrjet shtetëore.

Ai po ashtu ka akuzuar kompanitë teknologjike kineze për spiunim për Qeverinë kineze.

Teksa tensionet me Kinën janë përshkallëzuar këtë verë, Trump ka njoftuar se do ta ftojë Putinën në takimin e radhës të G7-ës, pavarësisht kundërshtimeve të liderëve tjerë.

Grupi G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe Kanadaja.

Ky grup ka përjashtuar Rusinë nga ajo që është njohur si G8, më 2015 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA