Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasditen e sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se në këtë takim nuk u bisedua posti i presidentit.

Ai tha se takimi u zhvillua pas ftesës nga vetë presidenti për t’u konsultuar për çështjet dhe zhvillimet në vend.

“Isha në takim me presidenti Thaçi me ftesë të presidentit për konsultë për zhvillimet në vend diskutuam për këto tema edhe gjendjen me pandeminë, pra zhvillimet e reja dhe plotë tema të tjera. Është një takim një praktik që ndodhë kohë pas kohe… jo, jo nuk kemi pasur bisedë të tillë (rreth postit të presidentit)”, tha ai.

Po ashtu, Haradinaj deklaroi se nuk është biseduar as rreth propozim-aktakuzës ndaj Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Nuk ra kjo temë (rreth propozim-aktakuzave të Speciales), por nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndodhur ndonjë avancim në këtë temë, pra nuk ishte edhe temë por nuk tha presidenti qe ka diçka të re”, vijoi Haradinaj.

I pyetur nëse presidetin Thaçi është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Haradinaj tha se nuk ka informacione.

“Nuk e di, unë jam përshëndetur me Mustafën më herët por nuk e di a ka qenë në takim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA