66 raste me COVID në Fier që nga nisja e pandemisë, harta e shpërndarjeve së të prekurve
28/10/2020 18:39
Numri i lartë i infektimeve me Covid 19 në Fier ka një hartë shpërndarje në tre qytete, Fier, Patos dhe Roskovec.
Në Fier janë evidentuar 3 mësues, 8 nxënës në disa shkolla, 14 pensionistë , 2 punonjës policie ,15 biznese private,1 punonjës poste, 2 infermier, një prej të cilëve në burgun e Fierit, një këngëtar, një fizioterapist.
Një pjesë e mirë nga të infektuarit janë të papunë dhe pensionistë.
Gjatë këtyre ditëve janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në Fier dhe rrethina ndërsa vijon gjurmimi epidemiologjik i rasteve. 66 është numri më i madh i rasteve të konfirmuar deri më sot në Fier, që nga nisja e pandemisë.
Top Channel