Durrës – Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për plagosje me thikë. Sipas policisë i arrestuari është E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Ky person më datë 23.09.2020, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Top Channel