Kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio u ka kërkuar banorëve që të mos udhëtojnë gjatë sezonit të ardhshëm të festave.
Sipas CNN, ai tha se ky është një rekomandim i bazuar në udhëheqjen e kujdesit shëndetësor shkaku i valës së dytë të koronavirusit.
“Mos udhëtoni jashtë shtetit për pushime. Mos udhëtoni në një shtet me një normë të lartë infeksioni”, tha ai.
Për ata që bëjnë udhëtime, kryetari i bashkisë inkurajoi njerëzit të testohen dhe të ndjekin karantinën 14-ditore. Kryebashkiaku de Blasio gjithashtu kërkoi nga qeveria federale që të mandatojë cilindo që hipën në aeroplan për një fluturim ndërkombëtar ose vendas të ketë një test negativ COVID-19, i cili kryhet brenda 72 orëve.
Sidoqoftë, përqindja e atyre që janë konfirmuar pozitive është 21.6 për qind që do të thotë se gati një e katërta e atyre që pranohen ishin pozitivë për virusin.
Numri i rasteve të reja të raportuara në një mesatare shtatë ditore është 528, shumë pak nën pragun e 550.
Top Channel