“I Will Always Love You” e Whitney Houston është një nga këngët e shndërruara në një sukses që nuk njeh kohë dhe që është bërë pjesë e historisë së muzikës.
Kënga e paharrueshme me të cilën artistja fitoi çmimin Grammy, ka kaluar 14 javë në vend të parë të klasifikimit Billboard Hot 100 dhe është një prej singëllave më të shitur të të gjithë kohërave.
Dhe tani, ajo ka thyer edhe një tjetër rekord: ka arritur 1 miliardë shikime në Youtube. E falë kësaj shifre ajo renditet tani në vendin e katërt në klasifikimin e këngëve të viteve 90 në platformën e videove. Kënga është shkruar dhe regjistruar fillimisht nga Dolly parton, në 1973. Më pas, versioni i këndu
ar nga Whitney Houston është regjistruar dhe publikuar në 1992. Me këtë interpretim diva ka arritur majat e klasifikimeve falë edhe daljes në kinema të The Bodyguard, kolonë zanore e të cilit ishte kënga.
Në këtë film, vetë Houston luante përkrah Kevin Costner. I Will Always Love You, renditet kështu pas tre këngëve të tjera të viteve 90 që kanë kapërcyer shifrën e 1 miliardë shikimeve në YouTube; november rain e Guns N ‘Roses, me 1.45 miliardë shikime, “Smells Like Teen Spirit”, e Nirvanas me 1.14 miliardë shikime dhe Zombie e Cranberries, 1.05 miliardë shikime.
Top Channel