“SHBA-ja nuk do ta kontrollojë pandeminë”, kështu u shpreh një ndihmës i lartë i presidentit Donald Trump.
Në vend të kësaj, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se COVID-19 mund të mposhtet vetëm nga “masat lehtësuese” si vaksinat dhe terapeutikët, shkruan BBC. Deklarata e tij vjen në një kohë kur rastet e koronavirusit po rriten në SHBA, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë sfiduesi demokrat presidencial Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë po tundte “flamurin e bardhë të humbjes”. Ai shtoi se komentet e Z. Meadows treguan se administrata Trump kishte “hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan”.
Në një intervistë me CNN, Z. Meadows tha se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.
SHBA regjistroi 83,718 raste të reja me COVID-19 të shtunën, sipas Universitetit Johns Hopkins, vetëm pak nga rekordi 83,757 i raportuar të premten. Më parë, numri më i lartë i infeksioneve të raportuara në një ditë të vetme ishte 77,362 më 16 korrik.
Top Channel