Vlorë/ Tentuan të grabisin një banesë, por u diktuan nga të zotët! Policia identifikon një prej autorëve

26/10/2020 09:23

VLORË-  Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00,  në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.

Sipas policisë, këta të fundit kanë mundur të Identifikojnë  njërin prej autorëve të tentativës së vjedhjes me armë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autorit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA