Sllovenia njoftoi se do të shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Autoritetet do të ndalin udhëtimit midis komunave të vendit, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve – STA.
Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.
Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet.
Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të përhapjes së koronavirusit.
Më parë këtë muaj, qeveria e kryeministrit, Janez Jansa, kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë.
Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë. Gjatë vikendit ky vend raportoi gati 14,300 raste aktive të koronavirusit, raporton DPA.
Top Channel