Ky i sotmi është një lajm shumë i mirë, tha ministri Sandër Lleshaj në Open për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga kampi Al Hol.
I pyetur për detajet e operacionit Lleshaj tha se ka nisur që me shpëtimin e Alvin Berishës dhe se autoritetet shqiptare arritën të kontaktojnë fizikisht 20 dhe morën 5 sot.
“Operacioni ka nisur para një viti me shpëtimin e Alvinit. Të përfshirë janë shtete si Libani, Siri Shqipëria, një operacion mjaft i vështirë.
Bëhet fjalë për 50 shqiptarë të mbetur atje. Ne kemi kontaktuar fizikisht 20 kemi arritur të marrim 5.
Faza e dytë pra është riatdhesimi i grupit tjetër që janë kontaktuar fizikisht pra 20 të tjerë. Presim që pas marrjes së dritës jeshile në ditët e ardhshme mendojmë se ky proces do marrë jetë. Nuk mund të japë datë fiks, sepse është një proces me shumë aktorë. Ne duam t’i heqim këta fëmijë nga duart e terrorit, si dhe të japim mesazhe që vendi i tyre është Shqipëria dhe kauza e tyre është vetëm Shqipëria. ”, tha Lleshaj.
Top Channel