Pompeo në Indi për bisedime mbi “kërcënimet” e Kinës

26/10/2020 13:20

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti në Nju Delhi të hënën, si pjesë e një turneu në katër vende aziatike.

Diskutimet e Pompeos do të përqendrohen në “kërcënimet” e paraqitura nga Kina.

Pompeo do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, pas një rritjeje të tensioneve midis Indisë dhe Kinës.

Dy demokracitë më të mëdha në botë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në inteligjencës gjeo-hapësinore, duke hapur rrugën që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë teknologji të sofistikuar të raketave, thanë zyrtarët.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili është pjesë e delegacionit amerikan, do të diskutojë gjithashtu për mënyra për të rritur bashkëpunimin midis forcave ushtarake të të dyja vendeve.

Nga India, Pompeo do të shkojë në Shri Lankë, Maldive dhe Indonezi. Këto vende kanë një rol kryesor në trafikun detar të Oqeanit Indian, ku Kina ka interesat e saj.

Sekretari i Shtetit tha përpara udhëtimit se takimet e tij “do të përfshinin diskutime se si kombet e lira mund të punojnë së bashku për të penguar kërcënimet e paraqitura nga Partia Komuniste Kineze”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA