Melburn

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus.

Nga 9 nëntori, ndërkaq, banorët e Melburnit nuk do të kufizohen më të udhëtojnë vetëm brenda 25 kilometrave nga shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë nga qyteti në pjesë të tjera të Viktorias.

Melburni ka qenë nën masa të rrepta izolimi që nga fillimi i korrikut. Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë. Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve.

Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht. Në përgjithësi, Australia – me 25 milionë banorë – ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA