Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar nga ana e dy të dënuarve një prej tyre i akuzuar për terrorizëm dhe tjetri për bandat e 1997 që të tregojnë pasurinë.

Letra e parë i është dërguar Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, bandë e cila ekzekutoi 5 gardistë. Au u dënua me 14 vitë burg pasi ishte mes organizatorëve që vranë gardistët Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini dhe Petrit Ndoi. Llazar Bicja, ka mbajtur postin e Kryetarit të Partisë Socialiste në Cërrik në Maj të 1997.

I dyti është Bledar Ibrahimi I dëbuar nga Italia drejt Shqipërisë në vitin 2016, por u rikthye aty pas një urdhër-arresti ndërkomnëtar të lëshuar nga autoritetet e drejtesisë Italiane. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.


Gazeta “Corriere della Sera” i kushtoi një profil të gjatë Ibrahimit, pasi zbuloi se lidhjet e tij shkonin shumë thellë. Të dhënat dolën me ndalimin e një pakistanezi pjesë e grupit të shqiptarit. Ibrahimi mbërriti në Itali në moshën 20-vjeçare në një qytezë të Lombardisë, por e mohoi origjinën e tij duke u betuar si ushtar i Kalifatit. Bledari ndërroi edhe emrin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi.

Në të gjitha postimet ai kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit. “Corriere della Sera” shkruan se “emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”. Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS.

Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”. Ai u edukua në Egjipt së bashku me motrën e tij dhe burrin e saj italian, por të gjithë u dëbuan nga aty. Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka ngjallur dyshime te antiterrori. Pas dëbimit edhe nga Italia ai jetonte në Elbasan me gjyshin e tij dhe e kishte të ndaluar hyrjen në vendet e BE për 10 vjet. Sipas policisë, Ibrahimi kërkohej nga drejtësia italiane, ndërsa cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin fqinj. Arrestimi i tij është bërë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga një prokuror italian “për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, tha policia, duke shtuar se i dyshuari do të ekstradohet në ditët në vijim. “Asnjë tolerim për kriminelët dhe fanatiket që importojnë luftë në Itali”, reagoi Mateo Salvini në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA