Zëdhënësja e nënpresidentit të SHBA-së, Mike Pence tha në fundjavë se shefi i tij kishte në plan të mbante një orar të ngjeshur të fushatës zgjedhore pavarësisht se ishte i ekspozuar ndaj një ndihmësi të lartë, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
Megjithatë Pence së bashku me gruan, kanë rezultuar sërish negativ për coronavirus, kështu që do të vazhdojë me fushatat në Minesota dhe Pensilvania.
“Pence dhe Zonja e Dytë, Karen Pence u testuan për COVID-19 këtë mëngjes dhe rezultuan negativ”, ka shkruar në llogarinë personale të Twitterit, Devin O’Malley.
Të dy u testuan negativisht në Sat & Sun, pas rasteve të konfirmuara midis ndihmësve të ngushtë. Pence është vendosur të udhëtojë në MN sot për një ngjarje fushate.
Top Channel