Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ri humanitar të arritur më ndihmën e SHBA-së.
Ministria armene e mbrojtjes pretendon se ai u shkel dy herë nga bombardimet e forcave azere. Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, tha se vendi i tij “vazhdon të respektojë rreptësisht regjimin e pushimzjarrit”.
Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të njëjtën gjë; ajo thotë se dhe trupat e saj po e respektonin armëpushimin duke ia hedhur fajin palës tjetër.
E gjithë kjo çështje tashmë po duket më shumë si një lojë. Akuzat e ndërsjella vijnë pas një deklarate të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe dy qeverive ku u tha se të dyja palët janë angazhuar për armëpushimin.
Kjo është përpjekja e tretë për të vendosur një pushimzjarri pas katër javë luftimesh. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Uashington dy ditë më parë, për t’i nxitur ata drejt paqes dhe vetë presidenti Trump e përshëndeti angazhimin e tyre, I cili me sa duket, ishte I destinuar të mos zgjaste shume.
Top Channel