Gjermania ul euforinë! Vaksinimi do të kërkojë vite

26/10/2020 11:25

Vaksina kundër virusit është përshkruar si zgjidhja e shumëpritur drejt rikthimit të normalitetit, dhe shpejtësia e prodhimtit të saj ngjalli shpresat se një gjë e tillë mund të bëhet shpejt realitet.

Por ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Në një intervistë me revistën “Spiegel”, ai tha se e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë. Sipas “Bild” do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin.

Për këtë do të ngrihen qendra të posaçme në të gjithë vendin. Këto qendra konsiderohen të domosdoshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet, sipas DW. Por ndërkohë, ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite. Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinoheshin 60 milionë vetë.

Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë doza, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë. „Pra katër vjet”, thotë mjeku, e madje kjo llogaritje është shumë optimiste, shton ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA