Evropë/ Bie mbështetja, pandemia dëmton populizmin

26/10/2020 20:39

Mbështetja për populistët në Evropë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të shkuar, tregon një vëzhgim i YouGov, me gjithnjë e më pak njerëz në një varg vendesh që i përkrahin ata.

Një vëzhgim i kryer në rreth 26 mijë njerëz në 25 shtete të ndryshme, treguan një rënie të konsiderueshme të tendencave populiste në 2020. Njohësit e politikës kanë shprehur habi me përmasat e rënies por thonë se një nga arsyet kryesore mund të jetë pandemia e koronavirusit dhe se mbështetja për populizmin mund të ringrihet ndërsa fokusi i krizës do të devijojë më pas drejt ekonomisë.

Ju mund ta mendoni virusin si një vullkan – thotë Mathijs Rooduijn, një sociolog politik në universitetin e Amsterdamit dhe ekspert i populizmit. “Ai e ka goditur rëndë populizmin por mund të lërë pas terren pjellor për të ardhmen”.

Populizmi, që e përkufizon politikën si një betejë mes njerëzve të thjeshtë dhe elitave të korruptuara, është rritur shpejtë si forcë politike, me mbështetjen për partitë populiste në zgjedhjet kombëtare në evropë që u rrit nga 7 për qind në më shumë se 25 për qind në 20 vitet e fundit. Liderët politikë, kryesisht nga e djathta ekstreme,

Mateo Salvini në Itali, Marine le Pen në Francë, Viktor Orban në Hungari etj, kanë shënuar rritje dhe partitë politike kanë hyrë në qeveri në disa vende evropiane.

Por vëzhgimi i fundit i kryer në korrik dhe gusht, doli në përfundimin se në Britani, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë e Suedi, gjithnjë e më pak njerëz mbështesin momentalisht populizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA