Foto ilustruese

Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u  ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç,  banues në fshatin Valas, Elbasan,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA