Greqia ka shtyrë përsëri masat bllokuese anti-covid, me Shqipërinë deri në datë 8 nëntor.
Mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin edhe në qarkoret e mëparshme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se masat nuk janë ndryshuar, por është shtyrë vetëm data, ku këto masa janë në fuqi deri më 8 nëntor.
Pra kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, vetëm ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik. Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike. Greqia ka një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19. Tani çdo ditë raportohen mbi 800 raste në ditë, ndërsa të vdekurit nga covid kanë arritur 574.
Qeveria ka vendosur forcimin e masave, në tentativën e saj të fundit për të shmangur një lock-dowun tjetër.
Top Channel