Ushtria armene ka shkelur armëpushimin e ri të përkohshëm humanitar me Azerbajxhanin menjëherë pasi hyri në fuqi të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Më 26 tetor në ora 08:05, forcat e armatosura armene shkelën armëpushimin e ri humanitar dhe granatuan njësitë e ushtrisë azerbajxhanase të vendosura në fshatin Safiyan të Lachin nga drejtimi i qytetit Lachin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në Twitter.
Ministria po ashtu tha se njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit ishin plotësisht në përputhje me armëpushimin.
“Që nga ora 08:04, forcat e armatosura të Armenisë filluan të granatojnë rajonin Tartar dhe fshatrat e tij në kundërshtim me armëpushimin humanitar”, tha në Twitter Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA u shpall të dielën dhe sapo kishte hyrë në fuqi që nga e hëna në mëngjes.
Armëpushimi i parë i arritur më 10 tetor u shkel nga ushtria armene brenda 24 orësh pasi mori jetën e civilëve kur kryente sulme me raketa në qytetin Ganja të Azerbajxhanit.
Armëpushimi i dytë më 17 tetor përsëri u shkel nga Armenia./AA/
Top Channel